Plagoset me thikë 18-vjeçari në Pogradec, në pranga autori

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Pogradec gjatë një konflikti.

Policia ka arrestuar autorin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, teksa i plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Ditën e sotme në fshatin Çërravë, Pogradec, shtetasi Marino Beshello, 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit Marino Beshello, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

 

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.04.2023 12:59