Me çfarë parash udhëtove me Charter? Rama i përgjigjet PD-së dhe bën ironi me Bashën e Berishën

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të PD-së në lidhje me udhëtimin me charter për të cilin opozita thotë se janë shpenzuar 120 mijë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Rama shkruan në Facebook se: “Budallallepsja vjen nga dy rrugë. Njëra të besosh atë që s’është e vërtetë; tjetra të refuzosh të besosh atë që është e vërtetë”,  shkruan Soren Kierkegaard. Këtë duhet ta mbajë parasysh çdo qytetar demokrat, i cili sot gjendet mes këtyre dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s’është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë”, shkruan Rama.

Orjola Pampuri: Rama nuk u dha përgjigje qytetarëve se kush e ka paguar qëndrimin e tij në resortin lukzoz në Bavari?

Rama: Fakti që kam dalë në foto pranë resortit, nuk do të thotë se kam qëndruar aty. Kam qëndruar një orë me familjen në Mynih. Kam kaluar një orë pranë liqenit për rubrikën e gazetares me personalitet. Në vend se të shkoni te llixhat e carëve dhe perandoreshave, gjeni një përkthyes të mirë e mos shikoni fotot.

Pampuri: Me batuta alla foltore, Edi Rama njoftoi shqiptarët se paratë e taksave të tyre i kishte shpenzuar për të udhëtuar drejt Mynihur për të dhënë një intervistë për hallin e tij,. Për të pastruar imazhin e tij të nxirë nga krimi dhe korrupsioni.

Rama: Kam udhëtuar në Mynih me biletë ekonomike me 345 euro të Luftahansas, me gruan dhe djalin e vogël.

Pampuri: Rama nuk u dha përgjigje shqiptarëve se me paratë e kujt ka zhvilluar udhëtimin e fshehtë me charter që vetëm karburanti kushton 120 mijë euro.

Rama: E thashë qartë dhe shpjegova me aritmetikën 1958 karrige për 5004 delegatë me dorën lart.

Pampuri: Sot po e pyesim sërish Edi Ramën, a ka udhëtuar ditët e fundit me charter në drejtim të Suedisë? Kush i ka paguar paratë e këtij udhëtimi.

Rama:  S’e di, ku hyn Suedia këtu? Ku ka lidhje këtu Suedia me intervistën në Mynih? Pagesa e këtij udhëtimi imagjinar duhet të pyetet ai që uli 5004 veta në 1958 vende.

Pampuri: Vetëm për luks, në 8 vite Rama ka shpenzuar 798.00.000 euro për udhëtime

Rama: 8 vite fluturime x 5 humbje x 7 dyer të blinduara x 7 brava : 42 vare bëjnë teneqet të ndara në dysh që demokratët duhet t’ua varin në qafë dy të marrëve që kanë marrë në qafë demokratët për interesat e tyre personale./albeu.com


Shtuar 1.02.2022 14:29

Tags: ,