Zgjedhjet e 14 majit/ Hidhet shorti, si do të renditen partitë politike në fletët e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e parive në fletët e votimit në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kryetari I KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij është shprehur se janë vetëm tre subjekte politike, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste të cilat do të jenë të renditura në fletën e votimit.

I pari në fletët e votimit në të 61 bashkitë e vendit do të jetë Koalicioni “Bashkë Fitojmë”. E dyta në listë është Partia Socialiste dhe e treta Partia Agrare Ambientaliste.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” 1

Partia Socialiste 2

Partia Agrare Ambientaliste 3

/albeu.com/ 


Shtuar 13.04.2023 13:36