Baba i një vajze 10 vjeçare, ky është polici që eliminuan shqiptarët (FOTO LAJM)

Policia malazeze ka arrestuar dy vëllezërit Luan dhe Lulëzim Hasanaj si dhe nënën e tyre Nure Hasanaj pasi dyshohet të kenë eliminuar oficerin malazez Milutin Lekoviç.

Ky i fundit po i shoqëronte në komisariat sepse nuk kishin dokumente.

Ngjarja ka ndodhur teksa 3 shqiptarët po transportoheshin në komisariat dhe Luan Hasanaj ka nxjerrë një armë duke qëlluar në kokë policin Lekoviç. Si pasojë, efektivi ka humbur jetën në vend.

Sipas mediave malazeze, Hasanaj ka tentuar të qëllonte edhe ndaj policit tjetër që ndodhej në makinë por arma u bllokua.

Efektivi mësohet se jetonte në Hercegh Novi dhe ishte baba i një vajze 10 vjeçare.

Kujtojmë se vëllezërit Hasanaj ishin dënuar në Shqipëri me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje duke bërë që të mos donin të shkonin në komisariatin e policisë Herceg Novi./albeu.com/

Shtuar më 17/12/2019, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori