Azerët nxjerrin shifrat: E shkatërruam Armeninë, 230 tanke dhe blinde u bombarduan
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njofton se ka kapur më shumë pozicione në rajonin e Nagorno Karabakhut në përplasjet me armenët duke theksuar gjithashtu edhe shkatërrimin e një numri të madh pajisjesh ushtarake të kundërshtarit, raporton albeu.com.

“Gjatë ditës së sotme, trupat e Ushtrisë së Azerbajxhanit, duke përparuar me sukses në drejtimet e synuara, morën në zotërim bastione të reja dhe kryen një pastrim të territorit nga armiku. Gjatë operacioneve luftarake u eliminuan një numër i madh ushtarësh dhe pajisjesh të tjera ushtarake", tha ministria në një deklaratë.

Më herët, ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se Armenia dhe Republika e vetëshpallur e Artsakh kishin humbur deri në 230 tanke dhe automjete të tjera të blinduara; 250 sisteme artilerie, sisteme raketa të lëshimit të shumëfishtë dhe mortaja; 38 sistemembrojtjes ajrore; 10 qendra kontrolli komande dhe poste vëzhgimi; shtatë depo municioni; mbi 130 automjete dhe një sistem të mbrojtjes ajrore S-300. /albeu.com
Shtuar më 03/10/2020, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori