Azem Syla ka urdhëruar vrasjen e Gani Gecit
Halil Geci, vëllai i madh i Gani Gecit, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se ishte vetë Sokol Dobruna, ai i cili me gojën e tij i kishte pohuar se urdhrin për vrasje apo arrestim të Gani Gecit, e kishte dhënë Azem Syla.

“Ne koridorin e gjykates se apelit ne menyren miqesore ne prezencen e 20 deshmitarve u pershendetem dhe e perqafova avokatin Sokol Dobruna pasi qe e njihja qe nga lufta,dhe e pyta 'allahile Sokol a është e vertetë se ke dhen urdher dhe e ke denuar me pushkatim vëllaun tonë Ganiun'?

Jo tha unë nuk kam dhanë urdher por AZEM SYLA,faleminderit per sqarimin ja ktheva dhe u ndam miqësisht”, ka shkruar Geci.

Geci ka ftuar prokurorinë speciale që të hetojë deklaratën e Sokol Dobrunës.

Ja postimi i plotë i Halil Gecit:

ME GOJEN E VET SOKOL DOBRUNA THA SE URDHERIN PER VRASJE APO ARRESTIM TE VLLAUT TONË GANI GECIT E KA DHAN AZEM SYLA A KA KUN PROKURORI A SHTET!!!

Ne vend qe mediat te merren me gjenezen e problemit siq e pohoj vet Dobruna,mediat merren me forklorin patriotik te Dobrunes.
Shtohet pytja ku është prokuroria speciale,ndersa sa i perket luftes me serbin kur kemi luftuar ne vëllëzerit Geci me forcat serbe Sokol Dobruna ka punuar ne spitalin medicional te Gjakoves,nuk di a ka qenë moter medicionale ,a vlla medicional a sekretar teknik,a udbash ,veq e di qe serbis ja ka marr patin.

Ne koridorin e gjykates se apelit ne menyren miqesore ne prezencen e 20 deshmitarve u pershendetem dhe e perqafova avokatin Sokol Dobruna pasi qe e njihja qe nga lufta,dhe e pyta 'allahile Sokol a është e vertetë se ke dhen urdher dhe e ke denuar me pushkatim vëllaun tonë Ganiun'?

Jo tha unë nuk kam dhanë urdher por AZEM SYLA,faleminderit per sqarimin ja ktheva dhe u ndam miqesisht kur e ktheva shpinen Dobruna mu drejtua po na kercenohesh,jo i thash mos ja fut llabud dhe eca derisa unë flisja me Dobrunen nji femer foli diqka po une nuk e dita a ke gruaja e Ruzhdis apo ndonje gazetare unë e mora ne perqafim Dobrunen me foli diqka as qe e ndegjova qka tha.

Kjo është propagand e makineris vrastare te Dobrunes dhe Dhe komandantve te Qagllavicës me te cilat merren mediat.
Shtuar më 28/09/2017, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori