Axhenda e 100-Vjetorit, Xhaferi në Tiranë
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi është sot në Tiranë për një vizitë një-ditore. Sipas axhendës së tij, Xhaferi si pjesë e këshillit mbarëkombëtar institucional për shënimin e 100-Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë do të vlerësojnë bashkërisht me autoritetet shqiptare agjendën e ditëve festive deri më 28 Nëntor.

Zëvendëskryeministri Xhaferi do të takohet me kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bujar Nishani, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2012, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori