"E la në baltë", avokatit të Trump i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO LAJM)

Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani, ka mbetur në "baltë" nga boja që kishte përdorur për flokët teksa mbajti një konferencë për të zbuluar prova për një mashtrim “masiv” të votave.

Pasi pësoi disa humbje ligjore lidhur me manipulimet e pretenduara nga presidenti Trump, Giuliani ju drejtua gazetarëve fort në selinë e Komitetit Kombëtar Republikan në Uashington.

Megjithatë, konferenca nuk i eci fort mirë, pasi djersët i nxorën ngjyrën e re të flokëve që kishte vendosur ai.

Ndërsa ishte duke folur, dy rrjedha kafe u derdhën në fytyrën e 76-vjeçarit, i cili shihet teksa pastronte fytyrën e tij vazhdimisht me një shami të bardhë.
Shtuar më 20/11/2020, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori