Avokati i arrestuar mori 17 milionë, akuzat e rënda mbi Gazmir Xhurxhin
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga avokatin e njohur Gazmir Xhurxhi nën akuzën për mashtrim.

Nga raportimet e para mësohet se avokati në fjalë me anë të mashtrimit i ka marrë një qytetari 17 milionë lekë.

Policia e Tiranës ka dhene detaje per operacionin e koduar “Avokati”, finalizuar sot me arrestimin e një shtetasi me profesion avokat për veprat penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e përbashkët me metoda speciale të hetimit të koduar “Avokati”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

Gazmir Xhurxhi, 35 vjeç, banues Tiranë, avokat.

Arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 186 i K.Penal”, pasi; shtetasi Gazmir Xhurxhi me profesion avokat, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 1.700.000 lekë, (1.7 miljonë lekë të reja), duke falsifikuar disa fatura dhe dokumenta shtetasit; H. D, 59 vjeç, banues në Klos.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori