Avioni në Divjakë, ushtria nis çmontimin
Pëlqej
Ushtria ka nisur çmontimin e avionit të rrëzuar në bregdetin e Divjakës dhe me të cilën dyshohet se do të kryhej trafik ajror.

Mësohet se mjetet e ushtrisë po merren me çmontimin e krahëve të avionit, për të bërë më pas transportimin e tij.

Në datën 10 maj të këtij viti, avioni i vogël me pilotin italian Giorgio Riformato, u rrëzua në plazhin e Divjakës. Avioni i llojit “Piper”, ngeci në rërën e plazhit të Divjakës pas këputjes së rrotës.

Në pyllin pranë plazhit u gjet një makinë me 460 kg hashash dhe sipas drejtuesit të mjetit, lënda narkotike do të ngarkohej në avionin e rrëzuar, për tu trafikuar drejt Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori