Protestuesit thyejnë kordonin e policisë, hedhin bojë të kuqe në muret e Kryeministrisë dhe ndezin qirinj (FOTO LAJM)

Pasi kreu i PD-së Sali Berisha përfundoi fjalën e tij në protestë, protestuesit kanë thyer kordonin e Policisë duke shkuar drejt godinës së Kryeministrisë.

Nga pamjet shihet se protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe në mure.

Gjithashtu ata kanë ndezur qirinj.

Pas thyerjes së kordonit, janë parë dhe efektivët e policisë teksa kanë shoqëruar disa persona për prishjen e rendit dhe qetësisë publike./albeu.com


Shtuar 12.11.2022 18:56