Autorja e "Përputhen" bën deklaratën e fortë: Kishte persona me ç’rregullime psikologjike
Ky sezon televiziv ka qenë me prurje të bollshme televizive, e një ndër to është edhe “Për’
puthen”.
Për shkak të gjithë suksesit të këtij emisioni në YouTube,
autorja e programit
Olsa Muhameti ishte e ftuar në “N’Kosovë Show” me Shpëtim Deskun.
Teksa po tregonte vështirësitë e të bërit një program si “Për’
puthen”,
autorja ka folur edhe për konkurrentët e formatit.
“Unë mendoj që është një dobësi e imja, që do e ndryshoj që në 1 Janar… të gjitha audicionet do bëhen me një psikolog”, – ka treguar
Muhameti. “Sepse unë dua të vlerësoj shëndetin mendor të disa personazheve që kanë hyrë në ‘Për’
puthen’”.
E pyetur nga moderatori nëse ka pasur persona me probleme mendore në program,
Olsa përgjigjet: “Probleme mendore është fjalë e madhe, por mendoj që fama ka ndikuar të disa me ç’rregullim”.
Autorja nga ana tjetër nuk ka përmendur ndonjë emër të konkret për këtë.
Shtuar më 26/12/2020,
ora 13:51