Autori dhe i plagosuri u konfliktuan në një lokal, detajet nga plagosja në Peqin
Peqini është tronditur nga të shtënat me armë mbrëmjen e sotme.

Shtetasi Besmir Hakballa ka marrë plumb në pjesën e këmbës dhe është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij është kritike.

Shkak për plagosjen është bërë një sherr i çastit në një lokal. Edhe Hakballa edhe autori njihen si persona problematike ne qytet.

Njoftimi i plotë

Plagosi me armë zjarri një 31 vjeçarin në Qytetin e Peqinit, Policia në kohë reale identifikoi autorin.

Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B.H., 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjekësorë në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 29/05/2020, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori