Autorët e njihnin viktimën në Shkodër, ishin të pamaskuar kur qëlluan
Janë zbardhur detaje të frikshme nga vrasja në Shkodër ku u ekzekutua me kallashnikov 30-vjeçari Arjan Ferracaku.

Ferracaku, babai i dy fëmijëve dhe pronar i dy bizneseve me emër në Velipojë është ekzekutuar për vdekje ndërkohë që po kalëronte.

Ndërkohë mësohet se autorët e vrasjes kanë qenë të pamaskuar dhe ata e kanë pritur viktimën dhe dy personat e tjerë që po e shoqëronin në zonën e Livadhës.

Ata e kanë qëlluar 30 vjeçarin me breshëri automatiku, duke mos kursyer as dy personat e tjerë që po e shoqëronin, të cilët kanë mundur t’iu shpëtojnë plumbave pasi janë larguar shkruan reporttv.

Sipas burimeve, dy personatshoqëronin Ferracakun i kanë njohur autorët e vrasjes. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori