Autorë të dy vrasjeve që tronditën Elbasanin, dalin pamjet nga aksioni i RENEA-s (VIDEO)
Janë bërë publike pamjet nga arrestimi i bujshëm ia utorëve të dy vrasjeve të bujshme në Elbasan.

Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, autorët e vrasjes së Regis Runajt të ekzekutuar në Elbasan mbrëmjen e 29 korrikut kanë hedhur thikën me të cilën kanë kryer krimin në lumin “Shkumbin”.

Policia ka publikuar edhe pamjet nga aksioni për gjetjen e mjetit prerës të përdorur nga autorët të cilët qëlluan viktimën 27 herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Polumbarët e RENEAS kanë arritur të gjejnë prova që bindin grupin hetimor për autorësinë e tyre.

Sipas policisë dy autorët, janë të përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur 10 ditë para kësaj ngjarje ku u ekzekutua me armë zjarri Emiljano Ramazani, mik me Regis Runajn.
Shtuar më 08/08/2020, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori