Automjetet formojnë radhë të gjata në Kakavijë, pala greke punon me një sportel (VIDEO)
Kërkesa për tampone ka bërë që në Kakavijë të formohen radhë të gjata me mijëra automjete, prej disa orësh.

Ndërkohë pala greke pavarësisht situatës problematike vijon të punojë me një sportel, ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë nga pala shqiptare.

Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë thanë se nuk kanë pasur informacion se pala greke do të pranojë vetëm 750 qytetarë, po ashtu ata janë shprehur nuk ishin të informuar se duhet të kenë bërë tamponin para 72 orësh për të kaluar pikën kufitare në Kakavijë.

Situata vijon të jetë shqetësuese pasi është krijuar një radhë rreth 6 km e gjatë.

Sakaq Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ditën e sotme bëri me dije se të gjithë shtetasit që do të hyjnë dhe do të dalin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë duhet të kenë parasysh oraret e lëvizjes.

Sipas njoftimit, nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavijë dhe të kufirit Kapshticë, do të karantinohen për 7 ditë.
Shtuar më 13/08/2020, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori