Autobus të shkatërruar, linja e Unazës në Tiranë e tejmbushur (VIDEO)
Edhe pse çmimi i biletës u rrit në 1 shkurt të vitit 2016 nga 30 në 40, edhe sot e kësaj ditë të udhëtosh me autobus është një tmerr.

Autobuzi që shihni në pamje me ngjyrë të gjelbër është i linjës së unazës. Emisioni "Top Story" realizoi një udhëtim me të për të parë nga afër se si ofrohet ky shërbimi për qytetarët.

Sapo ngjitesh brenda, sheh se autobuzi merr më shumë njerëz se kapaciteti që ka. Kjo përbën një shkelje ligjore e në të njëjtën kohë shkel edhe standartin për ofrimin sa më cilësor të shërbimit.
Por më problem se tejmbushja me njerëz është se vetë mjeti duket jashtë të gjitha standardeve. Kjo pjesë e tavanit që bënë këtë zhurmë të frikshme mund të bjerë nga momenti në moment.

Në kushte skandaloze janë edhe sedilet ku ulen qytetarët. Të gjitha janë të thyera, të shklyera apo të zhgaravitura.
Ndërkohë që për ofrimin e shërbimit të ajrosjes nuk mund të flasim, pasi siç e shikoni nga këto pamje, është i shkatërruar dhe jashtë funksionit.

"Ky është autobuzi i unazës dhe operon në një nga linjat kryesore të qytetit. Ka rreth 25 autobuzë në invenatrin e saj . Edhe pse ka një evoluim në ofrimin e shërbimit përsëri vërehet që ka plotë të meta në ofrimin e shërbimit kjo linjë”, tha Sadedin Celiku, ish – zv Ministër i Transportit

Edhe pse boja me të cilin është lyer autobuzi nga jashtë të jep përshtypjes se ai është i ri, përveç dëmtimeve që ka brenda, shikoni se çfarë ndotje shkaton në ambient.
Top Story ka shoqëruar nga pas këtë autobus rreth gjysmën e rrugës që ai përshkon çdo ditë dhe në çdo dhënie gazi, nga autobuzi dilte një shtëllungë blozi.
Shtuar më 23/05/2019, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori