"Autoambulancat jofunksionale, tre mjekë kanë thyer krahun në aksidente"
Frrok Bardhi është infermier në Urgjencën e Tiranës.

Në një intervistë për ai ka treguar për gjendjen e Urgjencës. Bardhi tha se që nga 2016 ka pasur shumë pak ndryshime.

Duke u ndalur në një raport të KLSH, i cili evidentonte problemet e shumta në urgjenca, Bardhi tha se gjithë sa thuhet në atë raport është vetëm maja e ajsbergut, në atë c’ka ndodh në përditshmëri shkruan gazeta shqiptare.

Ai ka denoncuar një aksident të ndodhur së fundmi. Aksidenti, i cili nuk u raportua nga askush ka ndodhur në Rrugën e Kavajës, në datën 21 tetor 2018. Në këtë aksident ku ishte përfshirë autoambulanca, një mjek ka thyer krahun.

“Është mjeku i tretë që në harkun kohor të këtij viti thyen krahun në automjetet e urgjencësTiranës,” thekson Frrok Bardhi.

Ai shtoi se në aksidentin e fundin edhe infermieri që ndodhej brenda pësoi dëmtime në kraharor. Pacienti me epilepsi që ambulanca kishte shkuar të marrë përsoi dërrmishtje të kokës dhe është gjakosur. Bardhi tha se askush nuk u interesua për këta persona.

“Autoambulancat e urgjencësTiranës, janë jashtë çdo lloj funksioni minimal për të lëvizur. Kanë 15 vite që punojnë, që në kohën e Nanos. Me ambulancën e QSUT që pësoi aksidentin, është bërë një remont dhe figurojnë në fatura 5 mln lekë, por në të nuk është vënë gjysmë leku,” – tha infermieri i Urgjencës.
Shtuar më 28/10/2018, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori