Austriakja përplas makinën e shqiptarëve, tenton të largohet por shikoni ç'ndodh më pas (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur në Austri, ku janë përfshirë shqiptarë.Video e aksidentit e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, duket se është kthyer tashmë në hit.

Pamjet janë xhiruar nga shqiptarë, ku një shofere austriake pasi ka goditur makinën me të cilin ata udhëtonin është munduar t’ja mbathë nga vendngjarja.

Shoferja e cila duket se është nën efektin e alkoolit, pasi shqiptarët i thonë se policia është duke ardhur largohet menjëherë dhe godet edhe një tjetër automjet.

Sakaq, në video dëgjohen edhe shqiptarët që flasin shqip, teksa xhirojnë me celular atë që po ndodh.


Shtuar më 19/11/2019, ora 08:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori