Foden: Mbappe lojtari më i mirë i Kupës së Botës, ndaj Francës mund të fitojmë

I intervistuar nga mikrofonat e “TF1”, sulmuesi anglez Phil Foden komentoi për ndeshjen e ardhshme kundër Francës në Kupën e botës.

“Mbappe? Ai ka qenë lojtari i turneut deri më tani. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer kundër Francës. Ne do të përpiqemi të japim gjithçka për të kaluar në gjysmëfinale.

Do të jetë një sfidë e madhe për ne dhe në një ditë të bukur, ne mund të fitojmë kundër tyre”, është shprehur lojtari i talentuar i kombëtares angleze./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.12.2022 14:27