Meta pi kafen e mëngjesit te Liqeni, kujton Dritëro Agolli me një poezi (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta, mëngjesin e sotëm ka postuar një foto te Liqeni ndërsa po konsumon kafenë. Ai ka kujtuar dhe shkrimtarin e madh shqiptar Dritëro Agolli duke ndarë një poezi të tij, në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Postimi i Metës:

Me qetësi dhe poezi, duke kujtuar Dritëroin e madh, me rastin e 5-vjetorit të ndarjes prej nesh:

“Po kur të jesh mërzitur shumë,

Në raft të librave kërkomë,

Atje do të jem i fshehur unë,

Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,

Mjafton që librin pak ta heqësh

Dhe unë do zbres, do vij pas teje;

Ti si dikur me mall do qeshësh,

Si një blerim pas një rrekeje”./albeu.com


Shtuar 5.02.2022 11:33

Tags: