Atentati në Vlorë në 10 maj, kapet autori që plagosi gabimisht 63-vjeçarin
Policia e Vlorës arrestoi autorin e plagosjes së 63-vjeçarit Dajko Cenodemaj, në 10 maj.

Në pranga u vu shtetasi Inez Hajrullah, i cili në vitin 2017 mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë.

"Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodheshin personat e pa identifikuar që kanë hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi I.H.

Në lidhje me ngjarjen mbeti i plagosur 63 vjeçari D.C, i cili ishte klient në një lokal tjetër me distancë prej 70 m larg", sqaron policia.

Gjykata i ka caktuar shtetasit I. H, masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve" dhe "Vrasje kundër dy ose më shumë personave" e mbetur në tentativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 04/06/2019, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori