Kosovë, SHBA shmang Kurtin? Nesër takime për Asociacionin

Nesër, 31 janar 2023, ora 10:00, do të zhvillohet takim për Asociacionin në Prishtinë, në mënyrë që situate Kosovë-Serbi të normalizohet.

Sakaq burime bëjnë me dije, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të marrë pjesë nesër në takimet me shoqërinë civile që do të zhvillohen në ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, pasi nuk është ftuar nga SHBA-të.

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një shkrim të publikuar sot në “Kossev”, thonë se Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë serbe, i cili do të bashkërendiste çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban e rural si dhe zhvillimi ekonomik.

Ata theksojnë se do të kundërshtojnë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë një gjë të tillë.

“Nuk do të jetë një nivel i ri shtesë i qeverisjes përveç pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ të qeverisë së Kosovës”, thuhet në reagim./Albeu.com/


Shtuar 30.01.2023 16:31