Akuzohet për plagosje me thikë, në pranga shqiptari në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi mbi të rëndon akuza e plagosjes me thikë.

Sipas mediave italiane, shqiptari u arrestua nga agjentët e Komisariatit të Termolit në Itali dhe tanimë është vendosur në arrest shtëpie.

Ai dyshohet se me datën 25 prill ka goditur me thikë në krah një burrë duke e lënë të plagosur, pikërisht në Termoli.

Rasti në fjalë po hetohet nga prokuroria për zbardhjen e shkaqeve./albeu.com