Atentati në Elbasan/ Autorët ndoqën ambulancën për të vrarë Muçën
Me kalimin e orëve janë përditësuar të dhënat lidhur me atentatin në Elbasan, ku mbetën të plagosur dy persona. Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë Bledar Muça, mik i Florenc Çapjes, i cili i shpëtoi masakrës së Elbasanit ndaj fisit Çapja.

Çapja, Muça dhe një person i tretë po lëviznin me makinën e Bledarit kur një automjet tjetër u është afruar dhe ka hapur zjarr me kallashnikov.

Autorët e kanë ndjekur sërish Muçën, edhe kur ishte në ambulancë, me qëllimin për ta eliminuar. Kjo ngre dyshime të forta se objektivi ka qenë ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2016, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori