Ngacmonte vajza të mitura, arrestohet pedofili 65-vjeçar në Shkodër

Policia ka vënë në pranga një pedofil, i cili ngacmonte seksualisht vajza të mitura. Arrestimi i tij ka ardhur pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare”. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë e Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Bashkëpunimi me median vë në pranga një shtetas, për ngacmim seksual.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura.

Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.


Shtuar 5.07.2022 20:44