Atentati i përgjakshëm në Vlorë, tre pistat e hakmarrjes ndaj Llanajve
Atentati në Vlorë dy ditë më parë riktheu në vëmendje ngjarje të përgjakshme në Shqipëri.

Aty mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, Dritan Bega dhe djali 8 vjecar i Llanajt.

Policia ka në listën e pistave të saj, si tri më të mundshmet, ato që kanë lidhje me hasmëritë e familjes Llanaj. Ngjarja e parë ka të bëjë me atë të ndodhur në vitin 2011.

Sako Xhaferri vrau asokohe shtetasin Baftjar Llanaj. Ngjarja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi viktima i kishte vrarë Xhaferrit në vitin 2005 të atin dhe plagosur të vëllanë.

Gjithashtu, Policia ka hedhur dyshime se ky atentat ka lidhje me “masakrën e Çoles”, ngjarje e cila tronditi Vlorën, në vitin 2015. Vëllai i të plagosurit të dy ditëve më parë, shtetasi Aleksandër Llanaj, është dënuar si autor i vrasjes së tre të rinjve, Haki Rakipi, Albi Limaj dhe Ardi Velaj.

Një tjetër pistë në të cilën është përqendruar policia është atentati i ndodhur më 24 maj të këtij viti, ku mbeti i vrarë pronari i televizionit “Vlora Channel”, Erven Hyseni shkruan Panorama.

Asokohe, Policia dyshoi për një lidhje të mundshme të ngjarjes me “masakrën e Çoles”, për shkak se ai ishte i afërm i njërit prej të vrarëve, konkretisht të riut Haki Rakipi. Policia bëri të ditur se po heton edhe në disa pista të tjera. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2017, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori