Atentati i Durrësit: 10 të shoqëruar në polici, si u qëllua me breshëri miku i Shullazit
Atentati që tronditi Durrësin mbrëmjen e djeshme, vijon të mbetet një mister se kush e kreu.

Nga rreth 30 plumba të shkrehur mbeti i vrarë Edison Harizaj 39 vjeç dhe i plagosur rëndë miku i tij Geci Caci, 33 vjeç.

Edison Harizaj njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe mbrëmjen e djeshme po udhëtonte më autmjetin tip Audi, në drejtimin Tiranë-Kavaj së bashku me shokun e tij Geci Caci.

Nisur nga të dhënat, në vendin e ngjarjes në rrugën e Shkozetit, në një kthesë viktimës dhe të plagosurit i është prerë rruga nga dy makina, njëra prej të cilave i ka bllokuar rrugën, ndërsa nga tjetra është hapur zjarr duke qëlluar më breshëri kallashnikovi.

Audi i drejtohej nga 33-vjecari Caci, ndërsa viktima, Edison Harizaj udhëtonte si pasagjer në sedijen e parë.

Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa një makinë pa targa tip ‘Benz’ e cila dyshohet se i përket autorëve është gjetur e djegur në Shën Vlash. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2018, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori