Atentatet në Tiranë, Policia: Ende asnjë autor
Policia e Tiranës pas dy tentativave për vrasje të dy shtetasve që fatmirësisht nuk u ekzekutuan, nëpërmjet një deklarate për mediat sqaron rrethanat dhe dinamiken e ngjarjeve.

Policia Tiranë bën me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen dhe kapjen e atutorëve të ngjarjes së ndoodhur mbrëmë rreth orës 20.30, në Kombinat, ku një automjeti ishte vendosur një sai e konsiderueshme eksplozivi dhe plagosjes së shtetasit Hariz Hajredinaj, 30 vjeç ngjarje e ndodhur rreth orës 22.15’, në rrugën “Sami Frashëri”.

Kryeqyteti është tronditur mbrëmë nga dy ngjarje të rënda. Vetëm pak ditë pas vrasjes së dy femrave në Tiranë, krimi ka goditur sërish dhe njëra prej ngjarjeve duket se ka lidhje me atentatin që iu bë pak ditë më parë shtetasi Aleksander Gocaj, ku vetë 35-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa mbeti e vrarë Megi Jokici, e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, por ndodhej rastësisht pranë vendit të krimit.

Ndërkaq ngjarja tjetër që u shenua mbrëmë në kryeqytet ndodhi në rrugën “Sami Frasheri”, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit me targë TR 6343 R e për pasoje ka mbetur i plagosur 30-vjecari Hariz Hajredinaj. I plagosuri është dërgua menjeherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku mesohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2012, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori