Atentatet në mes të ditës në Lushnjë, Hoxha tregon arsyen
I ftuar në studion e “ABC News” gazetari Artan Hoxha ka folur për atenatin në Lushnje. Hoxha bën një krahasim të ngjarjeve të Lushnjes me të Elbasanit duke theksuar se atentatet ndryshe nga ato të Elbasanit po bëhen në mes të ditës për të përçuar mesazhe.

Hoxha kujton tetorin e vitit 2017-të ku Lushnja sipas tij doli jashtë kontrollit, “me masakrën e Lushnjes”, ndryshe nga ngjarjet në Elbasan ku autorët nuk lënë gjurmë, në Lushnje vrasjet janë me mesazh të qartë në mes të ditës”, tha Hoxha.

“Duke bërë një atentat në mënyrë të tillë çon një mesazh edhe te bashkëpunëtorët e atij që vritet. Në Lushnje po vritet për të terrorizuar, prandaj ngjarjet ndodhin në mes të ditës. Në mes të ditës me kallashnikov në dorë atentatorët përçojnë mesazhe se janë më të fortë se shteti. Vrasës që dalin në mes të qytetit në një zonë të populluar, kanë humbur jetë edhe persona që nuk kanë pasur lidhje më ngjarjet. Autorët i kanë shpëtuar zinxhirit të drejtësisë. Nga 11 tetori i 2017-tës në Lushnjë ka nisur një seri vrasjesh. Kjo është lufta e pastër që bën krimi i organizuar duke treguar edhe se janë në konfliktt me shtetin. Ata investojnë dhe korruptojnë brenda policisë ndaj edhe bëhet i pamundur arrestimi i tyre”, tha Hoxha.

Gjithashtu ai kujton një atentat të bërë me 11 tetor ku policia ishte njoftuar për atentatin, por nuk ka mundur të arrestojë autorët.

“Të afërm të viktimave të 11 tetorit më kanë kontaktuar për një atentat që do të bëhej edhe policia u njoftua, por nuk arriti dot të zbulonte se kush fshihej pas kësaj. Në 1 tetor të këtij viti u vra daja i Zamir Latifit. Ekzekutorët i kërkuan të gjithë familjareve të largohen nga qytetit sepse për to nuk do të ketë mëshirë”, tha Hoxha.

Vrasjen e Enver Boriçit e përshkruan si të njëjtën skemë duke e cilësuar vijimësinë e atentateve seri të pazbardhura deri më tani.

“Vrasja e Enver Boriçit, është ë njëjta skemë. Në 1 tetor në një lokal të hapur personat ekzetutojnë një person duke pirë kafe, e njëjta gjë ndodh edhe sot. Këto ngjarje nuk janë bërë natën, por ditën, që të merren vesh. Eshtë e njëjta dorë që po vret në Lushnje dhe policia nga brenda tradhëtohet dhe nuk po i arreston dot. Boriçi pjesë e bandës së Lushnjes, dënimi i tij ka kaluar të gjitha shkallët e drejtësisë shqiptare ndërsa vëllai i tij është dënuar me burgim të përjetshëm. Në gusht të 1998, pjesëtarëve të bandës së Lushnjes, duke lëvizur në autokolonë në drejtim të Lushnjes në një pozicion me një kthesë të fortë në Sulzotaj iu bëhet një atentat, por i kanë mbijetuar sulmit. Shkëlqim haxhiu u indentifikua si autori, të cilit më pas i kanë djegur banesën dhe për këtë Boriçi është dënuar. Ndërsa Tura Daja ekzekutohet, koka i ekspozohet në një qese ne qytetin e Lushnje, edhe për këtë Borici është dënuar. Ngjarja e fundit dëshmoi që ai gabimi i vetëm i Boriçit është se ka guxuar të qëndrojë në Lushnje”, tha ndër të tjera Hoxha. /abcnews.al
Shtuar më 14/12/2019, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori