“Gratë ta vështirësojnë jetën”, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj ka dy fjalë për situatën (FOTO LAJM)

Pas shumë aludimesh dhe zërash të pakonfirmuar mbi një lidhje mes moderatores Rudina Dembacaj dhe ish-deputetit Mark Frroku, më në fund u konfirmua gjithçka.

Ishte vetë moderatorja ajo e cila publikoi 3 foto të realizuara krah partnerit të saj, Mark Frroku për të konfirmuar kështu romancën mes tyre.

Menjëherë pas kësaj, të gjithë u bënë kuriozë për të ditur reagimin e ish-bashkëshortit të Rudinës, Aleksandër Varfaj në lidhje me këtë çështje.

Ky i fundit herë pas here publikon foto në Instastory si për të hedhur ndonjë kunjë, por me këtë të fundit duket se ka një mesazh të drejtpërdrejte për ish-partneren.

Ai ka publikuar një foto dhe në të shkruhet: “Jeta është e thjesht, e butë, e qetë, e lirë, deri sa vjen një grua dhe e vështirëson”.

Kujtojmë se pas ndarjes, Aleksandri dhe Rudina ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe takohen bashkë edhe për shkak të vajzës.


Shtuar 20.01.2020 12:06