Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Atentat në Gjakovë, vriten tre persona në një lokal
Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë, shkruan Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Çarshinë e këtij qyteti.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Express nga zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës.

“Në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatën se në rrugën “Ismail Qemajli” kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Sipas zëdhënëses së policisë ende nuk dihen se cilat janë motivet dhe se viktimat janë të moshës 25- 35 vjeçar.

“Të dyshuarit janë në arrati dhe shumë shpejt dot ë japim informata të tjera”, ka thënë zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës./Albeu.com/
Shtuar më 23/08/2016, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori