Ka lexuar librin e tij? Kate Middleton mesazh princit Harry: Psikoterapitë nuk funksionojnë për të gjithë

Vetëm dy ditë pasi u publikua libri i Princit Harry, Kate Middleton bëri një koment që mund t’i drejtohej kunatit të saj, duke pretenduar se psikoterapia nuk funksionon për të gjithë.

Në librin e tij princi foli për temën specifike duke përmendur edhe seancat e tij të psikoterapisë, duke përdorur gjuhën psikoterapeutike si “trauma” dhe duke përshkruar në detaje përvojat e tij me PTSI (Post Traumatic Stress Injury).

Kur Kate dhe William vizituan një numër të rinjsh në organizatën bamirëse Open Door të enjten më 12 janar, e cila ofron akses në mbështetjen e terapisë së bazuar në art, ajo pyeti një person: “Ka ndihmuar  muzika dhe pjesëmarrja në këto seminare; A ndihmoi në jetën tuaj personale?”.

Ai u përgjigj se përdorimi i muzikës si mjet e ndihmoi të shprehte ndjenjat e tij. Të cilën Kate e komentoi duke thënë: “Të bësh muzikë dhe të nxjerrësh atë që ndjen është më mirë sesa ta thuash në një mjedis klinik”, duke shtuar:

“Psikoterapitë nuk funksionojnë për disa njerëz, ato nuk funksionojnë për të gjithë. Është kaq e rëndësishme të kesh një shumëllojshmëri trajtimesh”, për të cilën The Sun komentoi se ka të ngjarë të jetë një koment për Princin Harry dhe atë që ai tha në librin e tij. /albeu.com


Shtuar 13.01.2023 21:37