Asqeriu tregon tmerrin e artit shqiptar: Trebicka, i sëmurë me kancer ngrohej me filxhanin e çajit
Pëlqej
Ditët e fundit artistët kanë shpërthyer në revolta dhe kanë kundërshtuar me bindje nismën e Ministrisë së Kulturës për levizen e Teatrit.

Aktori i njohur Bujar Asqeriu ka rrëfyer të vërtetat tronditëse rreth asaj që ndodh në Teatrin Kombëtar.

Ai kujtoi aktorin Roland Trebicka ishte i sëmurë me kancer në mushkri dhe për shkak se në teatër nuk kishte ngrohje, ai ngrohte duart me filxhanin e çajit.

“Administrata jonë nuk ka respekt për artistët. Kurse Ermal Meta rritet në dashuri dhe ngrohtësi artistike. Ai ka rrethana shumë të ndritshme. Ne dridhemi.

I madhi Roland Trebicka ngrohte duart në filxhanin e çajit për shfaqjen e Ismail Qemalit. Këto janë tmerre. Këto janë të vërteta. Po dridhej, si sëmurë me kancer në mushkri”, tha ai në “360 gradë”.
Shtuar më 13/02/2018, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori