Rama në SHBA, sot takim me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken

Kryeministri Edi Rama, që prej dy ditësh, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot do të takohet me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Kujtojmë se dje Rama mori pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.

Ky takim i Ramës erdhi pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kreu i qeverisë do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve./albeu.com


Shtuar 15.02.2022 08:51