Ashpërsohet beteja Thaçi-Kurti
Partia Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, dhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kanë ashpërsuar luftën në terren, duke sulmuar në vijimësi njëra -tjetrën. Përveç akuzave të ndërsjella se cila parti është më kombëtare e cila është e shitur, cila parti ka dinjitet e cila nuk ka, së fundi kanë filluar edhe përpjekjet për “trafikim” deputetësh brenda Kuvendit të Kosovës.

Sipas Vetëvendosjes, eksponentë të PDK-së tashmë janë vënë në “ofensivë” për “grabitjen” e deputetëve të subjektit të Albin Kurtit. Shuma të majme parash, por edhe privilegje, sipas subjektit opozitar, iu janë ofruar aktivistëve dhe deputetëve të Vetëvendosjes nga strukturat e partisë së kryeministrit Hashim Thaçi, me qëllim që ta braktisin Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes dhe ta forcojnë atë të PDK-së.

Në këtë drejtim, përmes telefonatave dhe sms-ve është bërë përpjekje edhe nga vetë pushtetarët që të shantazhohen deputetë, shkruan Zëri në numrin e sotëm /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2011, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori