Ashensori shpërthen në flakë në kryeqytet, panik te banorët
Një ashensor i një pallati në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë ka shpërthyer në flakë këtë pasdite.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e tij, ndërsa banorët e pallatiti kanë kaluar disa çaste frike e paniku.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori