Berisha i përgjigjet Denajt: Dëshironi të dëgjoni nga goja ime ato që thotë Rama, unë kam edukatë tjetër

Sali Berisha ka replikuar në Kuvend pas kërkesës së 27 deputetëve socialistë, të cilët kërkuan përjashtimin e tj nga Kuvendi për fyerje dhe gjuhë të papranueshme kundrejt deputeteve.

Ai iu përgjigj Anila Denaj, e cila bëri leximin e deklaratës, ndërsa Berisha theksoi se ai nuk do të përdorë fjalët që i përdor shefi i saj politik, Edi Rama.

Berisha: Me asnjë akt nuk mund të sfumoni skandalin e tmerrshëm që jeni përfshirë. McGonigal mori përsipër si vrasës me pagesë të shkatërrojë opozitën, mori përsipër shumë e shumë veprime për të cilat kryetari juaj dhe një pjesë e juaja e mirë jeni në gjykim. Për sa i përket zonjës (Anila Denaj), do them një gjë: Ty duket të pëlqejnë ato që thotë Rama, por unë ato nuk i them kurrë sepse unë kam edukatë tjetër. Nuk kam si ta kuptoj reagimin tënd përvecse  si një dëshirë që të dëgjosh nga unë ato që thotë kryetari yt, por nuk ke për t’i dëgjuar kurrë.

/Albeu.com/


Shtuar 13.02.2023 17:54