Asgjë nuk ka përfunduar rreth largimeve nga MEPJ, zbulohen emra të rinj
Lëvizjet në trupin diplomatik shqiptar, kanë prekur një numër të konsiderueshëm përfaqësish te vendit tonë në botë. Në total mësohet se nga reforma do të lëvizin 28 persona, të cilët nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit. Fakte të cilat kanë shtyrë grupin e punës të ngritur pranë MEPJ të marrë vendimet, të cilat konsiderohen mëse të ligjshme.

Burimet bëjnë me dije se Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër, do të lirohet nga detyra. Po ashtu, mësohet se është liruar nga detyraMisionin e Shqipërisë në Gjenevë të Zvicrës Fatjon Demnderi.

Ndërkohë, burime të mirëbesuara thanë se është urdhëruar që në Misionin në Neë York, të lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërleni është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave te Ministrise per Europen dhe Punet e Jashtme. Në listën e siguruar, vihet re edhe shkëputja nga detyra e Xhuljeta Kekos, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2019, ora 19:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori