Asgjë nuk i ndal studentët nga protesta, nis marshimi para Kryeministrisë (VIDEO)
Edhe këtë të premte studentët kanë dalë sërish në protestë, duke mos u tërhequr deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Një pjesë e tyre kanë qëndruar për të tretën natë përpara Kryeministrisë, ndërsa sot mijëra të tjerë pritet të grumbullohen po përballë Kryeministrisë.

Kujtojmë se sot është dita e 11 e protestës, por edne asnjë vendimarrje nuk është arritur në lidhje me 8 kërkesat e studentëve.

Kerkesat:

1- Përgjysmim i tarifës së studimit

2- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3- Mbështetur në nenin 99, mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkon që bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët

4- Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor

5- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve

7- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë

8- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2020.
Shtuar më 14/12/2018, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori