As që bëhet fjalë! Bota nuk do të shkatërrohet sot
Mjaft postime të çuditshme mbi fundin e botës dhe se ajo do të ishte sot kanë shkaktuar jo pak panik në botë, por sëfundmi NASA ka shpjeguar çdo gjë.

Nuk bëhet fjalë as për ndonjë planet misterioz që do të përplaset me tokën dhe as për fund të botës sot.

"Njerëz të ndryshëm po” parashikojnë “se bota do të përfundojë më 23 shtator kur një planet tjetër do të përplaset me Tokën. “Planeti në fjalë, Niburu nuk ekziston, kështu që nuk do të ketë përplasje”.

Postimet nga të ashtuquajtur numerologjist ka shkaktuar panik duke detyruar institucionin me serioz në botë për çështje të tilla që të shpjegojë zyrtarisht se asgjë e thënë nuk do të ndodhë.

Kështu që, secili të shikojë planet e tij se jeta vijon normalisht. E konfirmuar kjo edhe nga NASA. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori