Mblidhet Këshilli Politik, pika e vetme që opozita do të diskutojë

Këshilli Politik është mbledhur ditën e sotme pas thirrjes së opozitës së bashkuar.

Mësohet se sot do diskutohet vetëm kërkesa për rekomandime nga OSBE OHDIR. Opozita nuk do pranojë të bëjë diskutime as për koalicionet e as për listat deri sa të gjendet një gjuhë e përbashkët.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik e cila dështoi pa dakordësi mes palëve politike, Bylykbashi tha në fjalën e tij se me sjelljen që PS po demonstron në këto dy mbledhje të Këshillit Politik po shkel të dyja marrëveshjet, si atë të 14 janarit, edhe atë të 5 qershorit.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshill, Damian Gjiknuri tha se kërkesa e opozitës për të marrë një mendim ekspertize nga OSBE/ODIHR është vetëm një tentativë për zvarritje. Sipas tij, opozita po kërkon që të krijojë një krizë artificiale për të justifikuar frikën e saj nga zgjedhjet


Shtuar 22.09.2020 10:14