Arti shqiptar në zi: Ndahet nga jeta shkrimtari, regjisori dhe përkthyesi i njohur

Shkrimtari, regjisori dhe përkthyesi i njohur Gjergj Vlashi, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.

Vlashi ka qenë i nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”. Ai është mjaft i njohur si themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit në vitin 1960, ndërsa ka botuar rreth 50 vepra në letërsi origjinale, përkthime dhe komedi.

Njohës i disa gjuhëve të huaja Gjergj Vlashi ka sjellë në gjuhën shqipe një varg botimesh me përkthime nga autorë të njohur si Franz Kafka, Jose Saramago, Agata Kristi, Dino Buxati, shkrimtarë rusë, italianë, austriakë, spanjollë, portugezë dhe hispanoamerikanë të shekullit XX, etj.

Librat e tij janë botuar edhe në Kosovë dhe në Itali. Regjisori i shquar i varietesë jetonte mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Spanjës dhe Durrësit, qytetit të tij të lindjes, ku dhe ka ndërruar jetë.

Shtuar më 04/10/2020, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori