Arti në zi, ndërron jetë aktorja e famshme (FOTO LAJM)

Pëlqej
Margot Kidder, aktorja që u ngrit në famë si Lois Lane në filmin “Superman”, vdiq të dielën në shtëpinë në Livingston, Mont. Ajo ishte 69 vjeçare.

Vdekja e saj u njoftua nga Franzen-Davis Funeral Home dhe Crematory, të cilët nuk specifikuan shkakun e vdekjes.

Kidder ishte një nga aktorët më të angazhuara të viteve ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar, duke u shfaqur në filma me Robert Redfordin dhe Richard Pryorin, si dhe me Kristopher Reeven në të katër filmat e “Superman”.

Karriera ka pasur ndalesë të përkohshme në vitin 1996, kur pësoi një thyerje mendore.

Kidder më pas u kthye si aktiviste sociale dhe politike, duke u bërë organizatore e Partisë Progresive të Demokratëve të Amerikës dhe ka shkruar artikuj të shumtë për botimet e majtë.

Theksojmë se Kidder u martua tri herë: romancierin Thomas McGuane (me të cilin kishte një vajzë, Maggie), aktorin John Heard (për gjashtë ditë) dhe regjisorin Philippe de Broca.

Shtuar më 14/05/2018, ora 21:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori