Humb luftën me kancerin rapsodi i njohur dibran (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta rapsodi i njohur dibran, Sherif Dervishi.

Ai është shuajtur në moshën 58-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ai u shtrua me urgjencë dje pasdite në spitalin e kryeqytetit, pas një hemorragjie cerebrale.

Dervishi ishte një këngëtar i njohur që identifikohej më së shumti me këngët popullore rapsodike, popullore e Shqipërisë së Veriut dhe popullore folklorike.

Shtuar më 21/11/2019, ora 08:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori