Artan Hoxha nxjerr foton e çuditshme të Metës
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto të Presidentit Meta i cili po qethet brenda Presidencës nga berberi.

Ai kujton me ironi se ndersa jashtë godinës së Presidencës ruajnë forcat e Gardës së Republikës, dikush është fiks pranë Presidentit me një palë gërshërë në duar.

Hoxha kujton këtu edhe dekoratat e shumta që Meta ka dhënë gjatë kohës si President figurave të larta që kanë ndërruar jetë, ndërsa shton se edhe berberi e meriton një, por para vdekjes.

"I vetmi vend, ku komandanti i Pergjithshem Forcave Ushtarake në rast lufte, Ilir Meta, del “rruar qethur”, edhe pse godina eshte e rrethuar nga Garda e Republikes, eshte ky tipi me gershere në dore
Dhe sigurisht e meriton nje dekorate, por jo nga ato pas vdekjes". /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2020, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori