"Artan Hoxha mori 40 mijë euro për intervistën e Bajrit", vjen përgjigja e gazetarit
Pëlqej
Pas daljes në mediat belge të lajmit për Safet Bajrin, ky i fundit për disa ditë me radhë u komentua gjatë edhe në mediat shqiptare.

Para se ai të arrestohej në Tiranë, në korrik të këtij viti u intervistua nga gazetari I njohur Artan Hoxha.

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Hoxha mori 40 mijë euro për të bërë këtë intervistë.

Ai tha: Mori nja 40 mijë euro për të ti bërë një tualet një njeriu që ishte më i kërkuari në Belgjikë, që plagosi njerëz në mes të Shkodrës. Unë e kam denoncuar më herët. Këto që them i botoi dhe gazetari belg. Kurse mbas të gjitha këtyre shkoi hjekësi dhe thoshte që është një njeri punëtor, që jeton me punën e tij. Kurse ky komandohej nga Bushati (ministri Ditmir Bushati).”
Përveç Bushatit, një emër tjetër politikani që përmendi Berisha për lidhje, sipas tij, me Bajrat, është deputeti socialist Luan Harusha.

Ish-kryeministri u pyet lidhur me deklaratat e Safat Bajrit gjatë intervistës për Artan Hoxhën, i cili ka thënë se më herët ka punuar me Bradh Spahinë e PD-së gjatë një fushate elektorale. Sipas Berishës, kjo është një deklaratë e gënjeshtërt.

Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, gazetari Artan Hoxha është përgjigjur se nuk ka patur kurrë kaq para në jetën e tij.

Statusi i Artan Hoxhëës
Dje ne mbremje isha i ftuar ne studion e OPINION, te Blendi Fevziut. Gjate emisionit, ndersa isha i perqendruar ne diskutimin e temes se luftes kunder krimit te organizuar, Blendi me njofton se nga studio e Top Channel sapo isha bere lajm. Hyra ne portale dhe pashe per nje moment veten time te pasur. Kurre ne jete nuk i kam patur, 40 mije euro. Portali i emisionit OPEN me kishte kushtuar goxha vemendje…



Bravo Eni, e paske kapur nje titull per klikime. Madje qenke kujdesur qe kete lajm “BOMB”, pasi e ke publikuar ne oren 22.14, ta ripublikosh serish ne portalin tend ne oren 23.00.

Faleminderit per reklamen, dhe jo dosido reklame. Marketing falas ne orarin me te ndjekur te televizionit kombetar Top Channel. Dhe ti e di sa kushton hapesira televizive ne Top Channel. Per me teper kur kete reklame ta ben nje njeri jo dosido, por bash 2 here ish-kryeministri dhe 2 here ish-presidenti Sali Berisha dora vet.

Po mire moj profesionistja skrupuloze, si tu tha peshtyma, t’i flisje nje fjale, qofte dhe per gjoja etiken gazetareske nje politikani, qe pas pyetjes suaj, u pergjigj per ofro tri minuta pa asnje nderprerje duke trilluar, shantazhuar dhe kercenuar publikisht nje kolegun tend qe nuk ishte prezent ne studio?!!!

Gjithsesi Eni, ekzaltimi jot ishte brilant. Po aq brilant sa memeceria jote mbremjen e te henes se 26 shkurtit 2018, kur u detyrova ti pervishesha drejtperdrejt, nga studio jote, faqe gjithe shqiptareve, shpifesit tashme te damkosur boterisht, Sali Ram Berisha. Gjykata e Tiranes me vendimin e 11 prillit 2018, e denoi me 1 milione leke te vjeter gjobe dhe pagimin e shpenzimeve gjyqesore.

Edhe pse dje u mundove, nuk e arrite dot audiencen e asaj mbremje fund-shkurti. A e mban mend, si u skuqe, u nxive, u meke, por nuk e shpetove dot lekuren e bere sholle te kampionit te baltes dhe trillimeve ne kete vend. Edhe dje bere te njejten gje. Madje e kape forte shpifjen e radhes dhe e shperndave ne kohe rekord te zbardhur nga portali jot si virus ne gjithe rrjetin. Po a nuk tu duk pak si shume 40 mije euro per nje interviste, ca me teper as per boset e Bajreve, por per nje ushtar te tyre…

Kemi punuar nja 3-4 vite bashke, ne te njejten media dhe besoj e mesove qe une edhe pse kisha 20 vite ne ate kompani, paguhesha aq sa ty te kushtonte vetem frizura ne muaj. Ky ishte haraci qe duhej te paguaja per te qene i lire. Nuk isha as ne listen tende te te ftuareve ne studio me pagese dhe as ne listen e te paguareve te Ylli Rakipit. Hyja ne emision me duar ne xhepa, me njohurite dhe informacionin qe mblidhja gjithe diten.

Nuk shpresoja qe dje ne mbremje te kishe respektuar etiken gazetareske, as te mbroje dike qe po sulmohej pa qene fare ne studio, madje as te kerkoje fakte dhe prova per te verteten qe i intereson publikut tend ne keto raste, por sepaku duhej te kujdeseshe per fytyren tende profesionale perballe nje hjekesi te pafytyre te kapur me ze e figure, i zhytur ne krime, vrasje e zhdukje kufomash te qytetareve te pafajshem te ketij vendi…

Nuk e kam zakon te merrem me koleget, madje as me ty nuk u mora radhen e pare, edhe pse ajo perballje live me Super personazhin tend me kushtoi jo thjesht faktin se media ku kisha punuar per 20 vite nuk tha as dhe nje gjysme fjale per te me dale ne krah, por humba dhe vendin e punes. Nese radhen e pare u hoqe sikur s’dije gje per cfare akuzash do fliste super-personazhi, kete radhe nuk ke justifikim, dhe nuk me le rruge tjeter vecse te pergjigjem.

Nje sugjerim per HJEKESIN digital:

Ta ndjej sikletin, ta qaj hallin, te shoh te dridhesh dhe sperdridhesh si miu i zene ne cark. Por s’te bej dot derman.

Sepse i ke duart te zhytura ne gjak shqiptaresh te pafajshem nga Kacaniku(Remzi Hoxha) deri ne Gjirokaster(Ziver Veizi) dhe Ksamil(Ziso Kristopulli). Nuk ka as hoxhe dhe as prift qe ta qeteson shpirtin e trazuar. Mos harro, ta kam thene njehere balle per balle, si PINOCETI do perfundosh. Edhe 80 vjec do te cojne me barrele ne banken e te akuzuareve. Dhe kete radhe nuk ke per te rreshqitur dot si gjarper, si ke bere gjithmone. Ti e di kush te eshte vene ne shpine, ATA jane ustallare jo prokurore e gjyqtare plepash….

Dhe tani Marshall, jepu ferman kamikazeve te tu te rrjeteve sociale, te me sulen me te gjithe arsenalin e fyerjeve, sharjeve dhe kercenimeve, per te mos me lene kusur. Aty je ne habitatin tend te preferuar ku mbreteron mes shpifjeve dhe baltes mbi te tjeret…
Shtuar më 23/10/2018, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori