Artan Hoxha: Killera të huaj me pagesë bëjnë kërdinë në Shqipëri, qytetet ku sundon mafia
Pëlqej
Gazetari Artan Hoxha është shprehur në një intervistë se situata me kriminalitetin në vend është alarmante.

Ai ka shtuar, se shumica e krimeve që ndodhin në vend, por kryesisht në Elbasan nuk raportohen.

"Madje disa prej kolegëve të mi, u kam thënë raportoni deri aty, ku nuk rrezikoni", u shpreh ai në Report TV.


Më tej, gazetari shtoi se në Shqipëri hyjnë vrasës të huaj me pagesë, të cilët ekzekutojnë objektivin dhe më pas zhduken pa lënë gjurmë.

“Askush nuk e besonte, se në Shqipëri hynin vrasës të huaj me pagesë. Po sillen qitës nga jashtë për të kryer ekzekutime. Kemi grupe që i kanë ndarë territoret e tyre, në vendin tonë”.

Gjatë kësaj interviste Hoxha ka treguar, se Shkodra është qyteti më i rrezikshëm në Shqipëri, pas tij ai ka renditur Elbasanin dhe Tiranën.
Shtuar më 17/08/2018, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori