Artan Hoxha: Dosja e prokurorisë ka një problem të madh
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë sot nga emisioni “Studio e hapur” në “Neës 24”, kur tha se dosja e prokurorisë ka probleme dhe mungesa të medha dhe se prokuroria po humb një shans për të vene para pergjegjesise ata qe kanabizuan Shqiperine ne vitin 2016

‘Rasti i Tahirit, kam pritur që dosja e tyre të ishte aq e kopsitur që mos të kishte njeri të drejtë të bënte pyetje. Kërkesa ka një problem të madh me dosjen, ndryshe nga pritshmëria prokuroria po shpërdoron një mundësi fantasitke për të proceduar personat përgjegjës që kanë favorizuar kanabiazimin e vendit ne vitin 2016.

Kanë pasur gjithë kohën e duhur për të provuar që nga implikimi i inspektorëve të policisë në terrn, shefat e krimeve, komisariateve deri te drejtori i pëgjithshëm Haki Cako.

Tahiri ka qenë personi politik, emërimet dhe çemërimet i bën drejtori i përgjithshëm i policise. S’pashë asnjë material…Po drejtori i qarkut atje çfarë bën?

Them për dosjen e organit të akuzës, Tahiri është ish ministri i Brendshëm, kur shkon te Tahiri dhe lë tavoliën pa prekur kushedi se cfare ndodh…Duhet ta kishte kopsitur dosjen deri sa të paraqitej në Kuvend kishte kohe shume dhe duhet të kishte një dosje të kopsitur s’duhet të shpejtohej

Thotë se e ka nisur në dt 17, dhe në datë 19 ia ka nisur Kuvendit, o zotëri pse nxitohesh?”, tha Hoxha.
Shtuar më 20/10/2017, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori