“Boshllëku”në sulm i Real Madridit, rikthehet në “orbitë” Timo Werner

Timo Werner mund të jetë lojtari i Real Madridit sezonin e ardhshëm, pasi është një nga lojtarët në listën e shitjeve të Chelsea.

Reali ka në plan të largojë Marionan dhe Mayoral, duke bërë që zëvendësuesi i vetëm i munshëm i Benzema të jetë Hazard, ashtu sic kemi parë në këtë parasezon.

Kjo detyron Real Madridin që të jetë i vëmendshëm në merkato dhe të mos humbasë asnjë alternativë të mirë që mund t’i serviret.

Duke parë situatën e Werner, një lojtar që i ka qenë i pëlqyer nga Real Madridin që në kohen kur ai ishte te Leipzig, mund të përfitojë për ta sjellë atë në Bernabeu 3 vite më vonë.

Çmimi fillestar i sulmuesit është 30 milion euro, por nuk përjashtohet mundësia që madrilenët të përfshijnë ndonjë lojtar./albeu.com


Shtuar 30.07.2022 14:00